Sonda kineze Chang'e-4 zbulon material në formë xheli në Hënë
Sonda kineze Chang’e-4 që është mjeti i parë nga Toka që ka zbritur në anën e padukshme të Hënës, ka zbuluar një material të çuditshëm, me ngjyrë të pazakontë dhe në formën e xhelit. Roveri Yutu-2 bëri zbulimin gjatë ditës së tetë hënore të misionit çka nxiti shkencëtarët kinezë që të shtyjnë misionet e tjera të planifikuara për t’u përqendruar në gjetjen në fjalë. Sipas vlerësimeve paraprake të bëra me spkektrometër rezulton se materiali i gjetur vjen nga manteli i Hënës në kraterin Von Karman. Një shpjegim që po jepet është ai se materiali është xham i shkrirë, i krijuar nga goditja e sipërfaqes nga meteorë.
Ky nuk është zbulimi i parë befasues në Hënë. Në vitin 1972, astronauti Harrison Schmitt zbuloi një sipërfaqe hënore në ngjyrë portokalli që më vonë rezultoi se ishte krijuar si pasojë e një shpërthimi vulkanik 3.64 milionë vjet më parë.
Add new comment