Presidenti gjen ndërmjetësin për në Athinë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, merrnin pjesë ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik si dhe kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale, Anastas Janullatos.
Në motivacionin e dekorimit shpjegohet arsyeja e presidentit:
Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë
Kreu i shtetit ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit mes grekëve dhe shqiptarëve në funksion të stabilitetit rajonal. Përtej fjalëve titulli ngjan më shumë si pjesë e diplomacisë presidenciale ndaj Athinës sesa ndonjë nevojë objektive për vlerësimin e zonjës në fjalë. Prezenca e Janullatos në ceremoni, por sidomos fakti se presidenca ka zgjedhur të publikojë foton me të gjatë ceremonisë, ndoshta japin mesazhin se z. Meta ka gjetur një ndërmjetës drejt Athinës, i cili i detyrohet atij për aktin e dhënies së nënshtetësisë shqiptare.
Add new comment