Video skandali me Prokuroren Speciale në Maqedoni

Postuar në 09 Gusht, 2019 10:52

Mediat italiane kanë publikuar disa video që sipas tyre, faktohet skandali i korrupsionit me Prokuroren Speciale në Maqedoninë e Veriut, një investim direkt i Bashkimit Europian.  

E përditshmja italiane “La Verita” ka publikuar një video ku shihen dy persona të dyshuar si ndërmjetësit e kryeprokurores speciale, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevsk. Ata filmohen duke numëruar paratë në shtëpinë e biznesmenit Orçe Kamçev, i arrestuar pikërisht nga prokuroria speciale. Siç shihet në pamje, dy ndërmjetësit marrin çantat me euro dhe dalin nga shtëpia e biznesmenit Kamçev.

Po ashtu, në pjesën e fundit transmetohet një regjistrim audio, ku biznesmeni sigurohet nga dy miqtë e tij se shumë shpejt do të jetë i lirë. Në bisedë përmendet si garante prokurorja speciale publike. Katica Janeva u vendos në krye të Prokurorisë Speciale , me sponsorizimin e BE, për të hetuar përgjimet që rrëzuan nga pushteti Gruevskin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.