Një kishë e re Orthodhokse Siriake në Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar dje se autoritetet kanë dhënë lejen për ndërtimin në Stamboll të një kishe të re që i përket Kishës Orthodhokse Siriake.
Si të gjiha çështjet e tjera, plotësimi i kërkesave të komunitetit asirian, fëmijët e hershëm të gjeografisë sonë, është detyrë e shtetit dhe Republikës së Turqisë
tha Erdogan gjatë ceremonisë.
Ne jemi një komb që e ka sunduar këtë rajon për një mijëvjeçar dhe Stambollin për 566 vjet. Përgjatë kësaj historie të gjatë, rajoni ynë ka qenë përherë në zemër të diversitetit fetar, etnik dhe kulturor që janë edhe ndërgjegja e njerëzimit
shtoi Erdogan.
Sipas tij, pavarësisht turbullirave që kanë prekur rajonin në 150 vitet e fundit, asgjë nuk e ka cenua vullnetin për bashkëjetesë të turqve. Erdogan ka kujtuar se në Turqi jetojnë dhe mikpriten afërsisht 4 milionë arabë, kurdë, turkmenë, asirianë dhe jazidë nga Siria dhe Iraku.
Nga Spanja në Afrikën e Veriut, portat dhe zemrat e Turqisë kanë qenë të hapura ndaj gjithë të shtypurve. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë vend për diskriminim në mendjet dhe zemrat tona
thkesoi ai.
Add new comment