Nuk ka garë. Edi Rama konfirmon se projekti është ai i Bjarke Ingels
Ligji për ndërtimin e një teatri të ri në vend të Teatrit aktual Kombëtar, parashikon një garë dhe një komision që vlerëson ofertat. Edhe ky aspekt u fut aty pas një proteste të gjatë. Mesa duket fare formalisht. Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë sot se Teatri i ri do të jetë projekti i Bjarke Ingels nga studio BIG.
shkruan në Facebook z. Rama teksa flet për punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ky është një rast i paprecedent kur një njeri i vetëm vendos për projektin dhe zhvillimin në një zonë të klasit të parë në kryeqytet, pa përfillur asnjë lloj procedure ligjore dhe duke kaluar formalisht nëpër komisione dhe grupe pune tekat e tij për miratim.
Tashmë ngjan e konfirmuar se Bjarke Ingels është arkitekti, kompania Fusha porositësi dhe Tirana viktima.
A do të padisë z. Basha arkitektin dhe kompaninë Fusha që i futet një sipërmarrjeje për të cilën nuk disponon burimet e nevojshme? Mbetet për t’u parë. Sikur z. Basha që ka firmosur edhe një pakt me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të arrinte këtë fitore, pra të mos lejonte që një njeri i vetëm të imponojë vizionin personal mbi një qytet të tërë, do të ishte fitore e madhe. Më e madhe sesa gjoja revolucioni i Sahit Dollapit (cili nga të dy?). Dhe pas kësaj do të duhej që zoti Basha që u largua nga Bashkia e Tiranës me një koncesion parkimi të pamiratuar për shkak të presionit publik të rregullojë kuadrin ligjor për mënyrën sesi prishet dhe ndërhyhet në qendra historike, qoftë edhe duke shtuar hallkat që marrin pjesë në miratimin e ndërhyrjeve të ndryshme. Kërkojmë shumë nga z. Basha? Mundet që z. Basha të ketë ndonjë pjesë të kullat që do të ndërtohen? Ndoshta (te parkimi pas PD-së thonë gojat e liga). Por pse e përsërisim këtë kërkesë nuk bëjmë gabim. As humbasim gjë.
Add new comment