Projekti/Kontrolle me një pikë kufitare mes Serbisë, Rumanisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë

Postuar në 02 Gusht, 2019 13:37

Serbia ka njoftuar këto ditë hapjen në 18 gusht të autostradës Obrenovac-Çaçak, 103 km që është pjesë e krahut lindor të korridorit 10. Mediat serbe citojnë zv.kryeministren Zorana Mihajloviç sipas së cilës vitin që vjen Serbia nis ndërtimin edhe të pesë autostradave të tjera, 

Në dhjetor përfundon seksioni 120 km, Surçin-Obrenovac, pjesë e korridorit 11,ndërkohë që në proces tenderimi janë segmentet, Beogadi i Ri-Surçin dhe përfundojnë brenda vitit 2020 të gjitha seksionet që lidhin vendin me Bullgarinë. 

Në proces pune është seksioni Preljina-Pozega, që lidh vendin me Malin e Zi dhe Bosnjen dhe janë punësuar specialistë për korridorin Moravian. 

Po kështu, zv.kryeministrja serbe ka njoftuar një tjetër zhvillim që ka rëndësi të madhe rajonale. Serbia është duke vënë në lëvizje një projekt për kontrolle të unifikuara kufitare më Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Hungarinë, pra në një pikë të vetme kontrolli duke eliminuar kontrollet e dyfishta. 

Mbetet për t’u parë sa do të realizohet një gjë e tillë, por nëse ndodh ajo përbën një hap në përshpejtimin e komunikimit dhe krijimin e një hapësire të vetme që lidh vende që tradicionalisht kanë qenë në raporte ekonomike dhe historike të forta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.