Opozitë me orar zyrtar (Video)
Prej dy ditësh në bashkitë e vendit ka nisur konstituimi i këshillave bashkiakë dhe hyrja në zyra e kryebashkiëkëve të rinj. PD duket sikur po bën një lloj rezistence duke folur për paligjshmëri, por në fund të ditës u ka hapur rrugën kryebashkiakëve të rinj.
Skenari për të qëndruar me forcë në karrige duket se është përtej vullnetit të opozitës për t’u përplasur me mazhorancën. Lulzim Basha shkoi të protestojë në Devoll një ditë pas “tensioneve” që shoqëruan stafetën e kryebashkiakëve, ndërsa në Kavajë ku mendohej se PS nuk do ta kishte të lehtë opozita e mbylli protestën sapo u mbyll orari zyrtar i punës. Isa Sakja dhe mbështetësit e tij u larguan nga godina për t’i lënë vendin kandidatit socialist, i cili gjatë paradites ishte konstituuar në zyrat e Prefekturës.
Në të ashtuquajtur “triumf” të PS nuk munguan edhe çunat problematikë të partisë që shoqëruan kryetarin e ri në zyrat e Bashkisë dhe nuk lejuan mediat që të futeshin brenda.
Add new comment