Kreu i OSBE-së i bashkohet pakicës së zhurmshme: Për Teatrin të pritet Kushtetuesja
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, i është përgjigjur kërkesës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për një takim gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Në një letër, Greminger thotë se axhenda e tij e ngjeshur nuk i lejon një takim, por thekson se në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, kam parasysh këtu kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës në Gjykatën e Kushtetutese në lidhje me ligjin e veçantë për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e shkallës më të lartë të gjyqësorit para se të bëjnë ndonjë hap tjetër në lidhje me këtë çështje
thuhet në përgjigjen e tij sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së.
Këshilla në fjalë është në vijim të logjikës së kërkesave të bëra nga artistët dhe qytetarët që mbrojnë godinën ekzistuese. Pra që ideja e shembjes të paktën të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, apo edhe t’i nënshtrohet referendumit.
Add new comment