Gjykata e Durrësit ndryshon mendim, vërteton mandatin e kryebashkiakes Sako

Gjykata e Durrësit ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit.
Vërtetimi erdhi pas kërkesës gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje.
Seanca për rishqyrtim u zhvillua në Gjykatën e Durrësit me gjyqtar Shpëtim Reka.
Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, të cilës i kërkon njohjen e mandatit të kandidates së saj, Valbona Sako.
Vendimi erdhi një ditë pasi e njëjta gjykatë nuk i konfirmoi mandatin Sakos si kryetare e bashkisë, e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Një ditë më parë, është shprehur se mandati i saj është i ligjshëm dhe nisur nga kjo, ajo do ta apelonte vendimin.
Gjykata e Durrësit e argumentoi vendimin me faktin se Partia Bindja Demokratike, e vetmja me kandidate në garë përballë Sakos, ishte regjistruar jashtë afatit zyrtar dhe kjo e bënte garën të pavlefshme.
TvT
Add new comment