Akademia e Shkencave kërkon sërish nga Presidenti dekretimin e Skënder Gjinushi si kryetar

Postuar në 19 Korrik, 2019 15:50

 

Akademia e Shkencave ka vendosur t’i kërkojë sërish Presidentit të Republikës dekretimin e Skënder Gjinushi si kryetar. Formalisht Akademia i referohet një vlerësimi të Këshillit Ekzekutiv që konstaton se zgjedhjet e zhvilluara më datë 24.05.2019 për Kryetarin e ASH-së, me pjesëmarrjen e 43/44 anëtarëve të Asamblesë së Akademisë, janë kryer në përputhje të plotë me të gjitha rregullat e procedurat ligjore e statutore.

Gjatë procesit e më pas, nuk ka pasur asnjë ankimim ligjor, as pranë Asamblesë, as pranë Gjykatës Administrative, të vetmet organe që kanë kompetencën për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimit të Asamblesë, çka ka bërë që, prej datës 24 qershor 2019, vendimi nr. 7 të marrë formën e prerë dhe të bëhet i pacenueshëm

shkruan në njoftimin e vet Akademia.

Në këtë kuadër Asambleja e e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë vendosi:

 Të mbështesë propozimin e Këshillit Ekzekutiv për t’i kërkuar Presidentit të Republikës të rimarë në shqyrtim qëndrimin e Tij, duke dekretuar emërimin e akad. Skënder Gjinushi, i zgjedhur si Kryetar i ASH, në respekt të vendimit nr. 7, datë 24.05.2019, të Asamblesë së Akademisë dhe në zbatim të nenit 92, germa g, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e të nenit 11 të Ligjit nr. 9655/2006 të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Kërkesa në fjalë pason dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta që refuzoi caktimin në detyrë të Gjinushit, me argumentin se në momentin e zgjedhjes ai ka qenë me funksione partiake.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.