Akuza e Trump për këshilltarët: Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin
Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin
Kështu citojnë mediat amerikane presidentin Donald Trump, i cili i ka konfiduar një personi të afërt me të se nga brenda stafit të tij ka patur përpjekje që të provokojnë luftë me Iranin.
Këta njerëz duan të më shtyjnë në luftë dhe është kaq e neveritshme. Ne nuk kemi nevojë për luftëra të tjera
citohet Trump nga gazeta e njohur “The Wall Street Journal”.
Ai është ankuar për dëmin financiar prej 130 milionë dollarësh të dronit që u rrëzua nga iranianët, por ka vijuar se për votuesit do të ketë më shumë rëndësi numri i viktimave sesa paratë.
Çdo njeri që do të vritet ka një familje, kështu që me qindra do të preken nga një goditje hakmarrëse amerikane
është shprehur Trump.
Mediat spekullojnë se njeriu kryesor që shtyn drejt vendimeve për luftë është këshilltari për Sigurinë, John Bolton, i cili është angazhuar personalisht edhe në fushatën për rrëzimin e Maduros në Venezuelë, por deri më tani pa sukses. Qëndrimet e Trump hedhin dritë mbi faktin se luftërat e nisura nga SHBA janë shpesh pasojë e lobimeve më shumë sesa vendime personale presidentësh. Dhe Trump i ka qëndruar deri më tani premtimit se SHBA nuk duhet të përfshihet në luftë.
Add new comment