Raporti/Ky majtas premton se nuk do përdorë më fjalën "Kazan", ai djathtas u fsheh
Një delegacion i Federatës Europiane të Gazetarëve ka qenë në Tiranë në datat 18-21 qershor me msionn verifikimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri. Në një raport paraprak të publikuar na faqen online të Federatës, vihet në dukje përkeqësimi i lirisë së shtypit në vendin tonë. Raporti thekson se delegacioni ka zhvilluar takime me kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, ambasada të huaja në Tiranë. Zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshrië kryeministrin Edi Rama.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi të takohej me delegacionin
Dokumenti vë në dukje situatën e rënduar, fjalorin e zyrtarëve kundër gazetarëve, moszbardhjen e çështjeve që kanë patur në qendër sulmet ndaj gazetarëve, mungesën e transparencës nga administrate publike përfshirë kryeministrin, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pa folur për kufizimin e aksesit që u bëhet gazetarëve kritikë.
Kritike paraqitet situata edhe me rregullimet e reja ligjore që parashikohen për legjislacionin e medias online, ndonëse kryeministri u ka siguruar anëtarëve se ideja e mbylljes së faqeve do të hiqet nga drafti dhe se gjobat do të jenë shumë të vogla nga s aka qenë parashikuar fillimisht. Delegacioni po ashtu ka trajtuar në takime të ndryshme gjuhën e përdorur nga Kryeministri Rama, konkretisht fjalën “Kazan”, të cilën siç thuhet në raport, ai është zotuar që të mos e përdorë më. Një zotim ky befasues dhe i paarsyetueshëm me kulturën e komunikimit të z. Rama.
Delegacioni ka bërë një sërë sugjerimesh, të cilat vënë në dukje defiçencat e Shqipërisë, por edhe theksojnë shkeljet e qeverisë.
Add new comment