Shkelës të dyshuar të Ligjit. Ministri organizon "çunat problematikë" për zgjedhjet

Postuar në 17 Qershor, 2019 17:07

Damian Gjiknuri është sërish lajm. Ndodh ça ndodh në këtë vend, ai del përherë në qendër. Njëherë me tendera, njëherë me koncesione, tani me përgjime. Zotëria sipas gazetës “Bild” siguron për zgjedhjet lokale në Dibër një furgon me “çuna problematikë” që “të jenë për çdo rast”. Ai ja referon këtë një drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, që është drejtor i Qendrës për të Huajt që hyjnë Ilegalisht në Shqipëri. 

Zoti Gjiknuri siguron mbështetje operative përballë problematikëve të Partisë Demokratike duke u ekspozuar si një politikan që ka lidhje të dyshimta dhe I vendos ato në dispozicon të zgjedhjeve.

Biseda e Kryeministrit Rama me Keshin është më formale. Kryeministri nuk e tradhëton veten për asgjë, por siç kujton gazeta gjermane, dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal dënojnë përfshirjen e zyrarëve të administratës në process zgjedhor dhe në fushatë. Ironike kur kujton z. Rama që ka dalë lart e poshtë nëpër Shqipëri për të kërcënuar ata që do prekin zgjedhjet me ndalim të hyrjes në BE dhe SHBA.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dhe cfare kishte te re ketu?!? Tek "Portokallia" i kemi me humor prej vitesh keta problematiket! Pastaj Damian Gjinkuri, edhe ne fytyre tregon si mafioz! Ku i gjen Rama keta tipa! Dhe ne fund te fundit, per pune te ketyre problematikve nuk ka pse te luaje me zjarrin Shqiperia, sic po luan keto dy ditet e fundit! Kok-tulja i shtyu zgjedhjet, mbaroi ky muhabet, ia jep ligji kete te drejte, detyra e partive (prej leshi) eshte ta zbatojne deri ne daten e re. Boll rremuja ka kaluar ky vend. U be rremuja si menyre jetese!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.