Përgjigje për alibinë e burgut dhe shkarkimin
Ilir Meta bëri daljen e dytë publike brenda 48 orësh ku mbrojti sërish vendimin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, duke thënë se kishte të dhëna se për shkak të interesave të grupeve brenda dhe jashtë situata vendit mund të shfrytezohej për akte qe do cënonin stabilitetin dhe rendin publik.
Ai foli për një darkë sekrete me Edi Ramën ku i komunikoi vendimin për të shfuqizuar dekretin, pasi kryeministri nuk kishte rënë dakord për të ofruar një datë.
“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im"
Sipas Metës, Lulzim Basha ka qenë jashtë këtij negocimi dhe është njohur me vendimin disa minuta para protestës.
“Basha këtë vendim e ka marrë vesh vetëm në orën 7 e 10 apo e 15 të momentit të fillimit të mitingut, përmes një telefonate zyrtare dhe për dijeninë tuaj, Z. Basha nuk e ka ditur, por le ta marrë vesh tani, e cila është regjistruar përmes sekretarisë telefonike, ku i është kërkuar që të ndërpritet mitingu në çdo moment që do të ketë një manifestim dhune”
Presidenti nuk përjashtoi mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit, por tha se ka kohë për ta shyrtuar ende këtë opsion të cilin kishte dashur ta diskutonte me Gramoz Ruçin, ndërsa sipas tij Rama “ka kohë të reflektojë”.
Meta mohoi që këtë vendim ta kishte marrë në kushtet e presionit të refoëmës në drejtësi. “Une s’kam frikë nga asgjë, e di edhe SHBA, edhe Donald Lu, unë kam frikë vetëm nga përgjegjesia ndaj popullit shqiptar dhe populli duhet ta dijë që reforma në drejtësi është bërë me konsensus. Po ashtu ai komentoi edhe reagimin e zëdhënëses së BE, Koçijançiç duke vënë në diskutim rolin e disa ndërkombëtarëve.
"Kam folur me Lajcak, nëse ka ndonjë nga Brukseli që nxjerr ndonje dekret per zgjedhjet ta nxjerrë, president i republikës janë jam une dhe përgjgejgesinë për stabilitetin e vendit e kam unë, kush ka dëshirë të na ndihmojë me ngatërresa jemi lodhur”- theksoi Meta
Add new comment