Palmer paralajmëron Bashën e Kryemadhin
Ndaj qeverisë së Edi Ramës duhet të protestohet paqësisht. Ky ka qenë mesazhi që ka ardhur nga SHBA pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës këtë të shtunë. Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA Mattheë Palmer ka qenë i drejtëpërdrejtë në mesazhin ndaj kryetarëve të PD e LSI në një intervistë dhene për Top Channel.
“Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA.”
Palmet tha se gjatë vizitës në Tiranë ka ofruar këshilla të sinqerta mbi një mënyrë për të dalë nga ngërçi dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do ta negociojnë zgjidhjen për ta.
Add new comment