Përgjimet, deklarata qesharake të Prokurorisë

Postuar në 05 Qershor, 2019 17:27

Prokuroria, e cila ka mbajtur pengur zbardhjen e dosjeve 339 dhe 184 u detyrua të reagojë pas publikimeve nga BILD të përgjimeve që në fakt kanë kohë që flenë në zyrat e organit të akuzës.

Gjuha e Prokurorisë nuk ndryshon nga ajo e qeverisë, ku shqetësim sipas tyre mbetet nxjerra e sekretit hetimor. “Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke u ndodhur përpara një rasti të paprecedentë, të përsëritur të shkeljes së rëndë të ligjit njofton se po kryen me intesitet hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilindo prokuror, oficer policie gjyqësore apo subjekte të tjera që kanë abuzuar rëndë me detyrën duke bërë publikimin e akteve përpara se të kryenin detyrën e tyre. Në vlerësimin tonë kjo është bërë me qëllim pengimin e hetimit, paragjykimin e tij si dhe komplikimin e mëtejshmë të hetimeve në këtë procedim penal”- thuhet në reagimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po kryen hetimet.

Deklarata e Prokurorisë bëhet edhe më qesharake, teksa thotë se publikimi i përgjimeve është bërë për të penguar hetimet për këtë çështje."Faktet e publikuara ditën e sotme në mediat dëmtojnë rëndë vijimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal aq më tëpër kur hetimet nga ana jonë janë intensifikuar”-thekson deklarata.

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë thotë se  është drejt zbardhjes së plotë të të gjitha fakteve penale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve në kuadër të këtij procedimi penal. Ndrësa Prokuroria e Përgjitshhme nxori një urdhër skandaloz ku kërkon ndalimin e publikimit të përgjimeve nga mediat.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Është shkruar “ç’moj”, me apostrofë, në vend të “çmoj”.
Si duket edhe aty në Prokurori paskan bërë folenë të shumëlexuarit!
Është ironike për një kryeministër – të cilit mund t’i thuhet gjithçka, por jo që nuk lëvron, deri edhe në nivele patologjike, gjuhën shqipe – të jetë i rrethuar nga aradha shërbëtorësh dhe puthadorësh kaq të paditur!
Nuk është rast i shkëputur; kontrolloni shkresat e prodhuara në cilindo institucion shtetëror dhe do të gjeni gabime drejshkrimore që nuk duhet t’i bëjë as një fëmijë i klasës së pestë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.