Nuk ka ditur gjë apo ka gënjyer?!
Edi Rama sot u fsheh, nuk bëri asnjë koment mbi përgjimet që publikoi gazeta gjermane "Bild" për implikimin e zyrtarëve lokalë të Bashkisë së Durrësit në deformimin e votës në zgjedhjet e 2017.
Ndoshta i tronditur nga materialet që kanë ekspozuar lidhjet kriminale të bahkëpunëtorëve të tij të afërt, zoti Rama këtë radhë nuk nxori zonjën Gjylameti për të akuzuar Bild-in si gazetë e paguar nga Partia Demokratike. Tirazhi i gazetës është më i madhi në Europë dhe zoti Rama është i ndërgjegjshëm për diskretitimin e qeverisjes së tij në sytë e ndërkombëtarëve.
Malinjiteti me të cilin kryeministri ka justifikuar çdo zullum të qeverisë së tij nuk e ka ndihmuar shumë në këtë aspekt, pasi përgënjeshtrimi i alibive të tij ka qenë çështje kohe. Ndodhi kështu në të gjitha rastet kur ai u akuzua personalisht për përzgjedhjen e kanidatëve me rekorde kriminale, si Elvis Roshi apo Arben Ndoka të cilët i mbrojti publikisht. Me të njëjtin malinjitet zoti Rama mbrojti edhe Vangjush Dakon, në konferencën e shtypit të tij me gazetarët në 12 Maj, ku deklaroi në se Dako nuk ka asnjë bisedë me elementë kriminalë.
“Vijmë tek Durrësi. Flasin për një kryetar bashkie, i cili përmendet në një fjali mes dy kriminelëve dhe vetë nuk ka asnjë bisedë, zero, ku të flitet edhe së largu për ndonjë gjë që lidhet me blerje apo shitje. Tani, si mund të jenë këto dy gjëra arsye për të vazhduar një storie pafund. Unë e kuptoj është dëshpërim, është mungesë argumentesh, është mungesë faktesh dhe politikisht ok, por ç’domethënë kjo që i bëhet një jehonë këtu dhe aty”.
http://www2.kryeministria.al/newsroom/komunikim-i-kryeministrit-edi-rama-me-gazetare/
Duke iu referuar këtij qëndrimi është e udhës të ngrihet pyetja nëse zoti Rama ka qenë në dijeni për lidhjet e dyshuara kriminale të zotit Dako apo ka qenë i paditur në këtë drejtim. Kjo mbetet në ndërgjegjien e zotit Rama, por fakti që kryebashkiaku i Durrësit u mënjanua nga nga zgjedhjet lokale ngre dyshime të forta kryeministri ka patur dijeni se ku fle lepuri në çështjen Dako. Me shumë gjasë ai ka gënjyer publikun duke vepruar në mënyrë tinzare dhe pa zhurmë në mbrojtje të beniaminit të tij.
Add new comment