Prefekti i Korçës gjen zgjidhjen për banorët e dëmtuar nga tërmeti: Mediat duhet të largohen
Mediat raportojnë se në fshatin Floq të Korçës ka patur përplasje fizike mes banorëve të prekur nga tërmeti dhe punonjësve që asistojnë për lehtësimin e situatës.
Nuk raportohet qartë se çfarë ka sjellë konfrontimin, por një gjë që bën përshtypje është sjellja e Prefektit të Korçës, Dhori Spirollari. I gjendur në një situatë jo të mirë, dhe me këtë kemi parasysh pakënaqësinë që i shkakton kryeministrit një prefekt në mes të grushteve, Spirollari ka kërkuar largimin e medias. Sipas tij media duhet të marrë leje për të pasqyruar situatën.
Është tipike kjo sjellje. Ka rënë tërmet, njerëzit rrinë jashtë, ende nuk është shpikur çadra më e bukur me lule shumë që do të shesë në tv lumturinë e banorëve të Floqit që flenë në kampingun e sistemuar, kur plas grushti.
Mirë kjo. Por filmon edhe media. Imazhi nuk duhet të cifloset kështu, ndaj z. Spirollari ulëret kundër medias.
Duhet pyetur nëse banorët e çadrave të Floqit kanë apo jo internet wi fi aty, sepse mund t’i shkruajnë Platformës së Bashkëqeverisjes e të mos merren fare me prefektin në fjalë që është kapur aty ku nuk do donte.
Add new comment