Humor anglez me zgjedhjet e 30 qershorit
Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në Shqipëri. Do të mbajmë sytë hapur për të vëzhguar fenomenin e blerjes së votës apo parregullsi të tjera
Kështu është shprehur dhe në një konferencë për shtyp, drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE - ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover.
Deklarimi në fjalë i mbivendoset si element burokratik një farse të ëvrtetë siç është ajo e zgjedhjeve të 30 qershorit. Zonja Glover e ka për detyrë që të mbajë angazhim maksimal në këtë drejtim, por të njoftosh rrezikun e blerjes së votës në një garë pa rivalë ngjan disi e pavend.
Zonja ka folur edhe elementë të tjerë të procesit zgjedhor duke lënë të kuptohet se zbatimi i tyre i bën zgjedhjet me standarde.
Kjo është e tepërt edhe për sensin humoristik anglez që ndoshta karakterizon zonjën në fjalë, pasi është e qartë zgjedhjet e 30 qershorit nuk ka raport t’i certifikojë si normale.
Add new comment