Beogradi mbetet vetëm me opsionin e një takse ndaj Kosovës. Heq dorë nga Arbitrazhi

Postuar në 23 Maj, 2019 10:34

Serbia ka hequr dorë nga ideja për të dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit Kosovën për çështjen e taksës 100% ndaj mallrave të veta. Klan Kosova citon gazetën Novosti sipas të cilës Beogradi zyrtar ka vendosur të aplikojë kundërmasa ndaj mallrave të Kosovës. 
Sipas kësaj gazete, UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës, është deklaruar si – jokompetente. 

Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e “Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet”, shkruan gazeta. 

Një lojë sofiste interpretative përderisa vetë kërkesa për heqjen e taksë në fakt legjitimon Kosovën si palë të barabartë. Nga ana tjetër, ideja e kundërmasave nënkupton se dialogu mes të palëve do të përfshijë tanimë edhe këtë çështje, duke e bërë kërkesën e Kosovës për njohje një temë pa peshën e mëparëshme dhe krejt formale. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.