Brenda vjeshtës konçesioni për autostradën Tiranë-Durrës

Postuar në 15 Maj, 2019 19:42

Autostrada Tiranë-Durrës është në planet e qeverisë për t’u kthyer shumë shpejt në një aks ku kalimi do të jetë me pagesë. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thotë se ka rënë kontakt me investitorë të huaj për këtë projekt, por pa dhënë më shumë detaje. Ajo thotë se është duke negociuar për të nisur brenda vjeshtës punimet përmes Partneritetit Publik Privat.

Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë. Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre –deklaroi Ballukur për Tv Scan.

Burime për ResPublica thanë se fjala e fundit për investitorin i takon kryeministrin Rama. Për projektin e kësaj rruge është përfolur me herët se ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keshtu edhe me tej! Tarife per cdo rruge. Se fundi tarife edhe per rrugen nga pallati tek dyqani i bukes! Kane per tu haspur shume vende pune... te pakten fillimisht, derisa te mos dale me njeri nga shpia, apo te iki prej vendit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.