Drejt rikthimit të SHBA në Hënë dhe uljes në Mars
Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi të hënën Kongresit të shtojë fondet për Agjencinë Amerikane të Hapësirës (NASA) me 1.6 miliardë dollarë. Një shumë e konsideruar si paradhënie brenda kufijve që lejojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ridërguar një mision në në hënë deri më 2024.
Kërkesa për rritjen e financimeve e lajmëruar edhe nga Trump në Tëitter vjen gati dy muaj pas deklaratës së Zv/presidentit Mike Pompeo se qeveria aktuale do të përshpejtojë me katër vjet plain e Agjencisë Amerikane të Hapësirës për të ristudiuar sipërfaqen e hënës, bërë për herë të parë në vitin 1972.
Fondet shtesë të kërkuara nga qeveria Trum do të rrisin shpenzimet e NASA-s në vitin 2020 në 22.6 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e fondeve të reja do të jenë të destinuara për kërkimin dhe zhvillimin e një sistemi të ri të për uljen në hënë, sipas një përmbledhje të rishikuar të buxhetit nga Agjencia e Hapësinore Amerikane. "Në ditët e qeverisë sime, po rikthejmë madhështinë e NASA-s. Do të kthehemi në hënë dhe pastaj do të shkojmëë Mars"-tha Trump në Twitter. Megjithatë, analistët shprehin dyshime nëse Kongresi do të japë pëlqimin për këtë mision dhe kohën e parashikuar.
Add new comment