Lobim për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Franca
Historiani francez Alexis Troude thotë se Franca duhet të tërheqë njohjen për Kosovën. Këtë njofton agjencia serbe e lajmeve B92, sipas të cilës Troude është nismëtar i një peticioni për këtë qëllim dhe që mandej synon ta trajtojë çështjen e Kosovës në parlamentin francez.
Kjo do të ishte shumë gjë e mirë në mënyrë që të zgjidhet situata në tërësi në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se nuk mund të arrihet ndonjë zgjidhje kështu si janë gjërat atje. Duke i dhënë një autonomi thelbësore Kosovës do të bënte të mundur shpejtimin e negociatave dhe pranimin e të gjithë rajonit në BE
është shprehur Troude për median serbe, Vecernje Novosti.
Sipas historianit francez nëse kjo gjë nuk ndodh, herët apo vonë do të shtrohet çështja e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës.
Ne duam të zhvillojmë një debat në Asamblenë Kombëtare të Francës përpara 1 korrikut dhe mbërritjes së Presidentit Vuçiç në Paris. Ne jemi tashmë në kontakt me disa politikanë të cilëve do t’u dorëzojmë peticionin. Plani është që ata ta prezantojnë atë në Komitetin për Çështjet me jashtë në Parlament
është shprehur ai. Sipas Troude Franca nuk e ka diskutuar ndonjëherë këtë çështje dhe për të u vendos nga Nikolas Sarkozy me mbështetjen e ish-ministrit të Jashtëm, Bernard Kouchner.
Add new comment