Ekskluzive/"Dy botë", film dokumentar në Gjermani për protestën e 11 majit
Protesta e 11 majit 2018 në Tiranë pritet të bëhet një film dokumentar në Gjermani. Me financim të ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë dhe ambasadës gjermane, protesta do të përcillet për publikun shqiptar gjatë muajit të “Tetorit Gjerman”. Sipas të dhënave të deritanishme thuhet se filmi dokumentar do të inskenojë me pamje dramacitetin e asaj dite përmes një rrëfimi – guidë të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard. Duke nisur nga pallati i tij ku një grafit shkruan “Borchard shame on You”, dokumentari do të përqendrohet te njerëzit në protestë dhe si shpjegues të saj do të jenë diplomatët, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, avokat Spartak Ngjela dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Burime nga ekipi realizues i thane redaksisë së “Të Kripura” se se një ndër arsyet e këtij filmi është sensibilizimi i opinionit europian për kërcënimin që i vjen demokracisë nga protestat e dhunshme në shekullin e 21-të. Diplomatët do të përqendrohen te instrumentalizimi i këtyre lloj protestave nga aktorë të tretë rajonalë dhe jashtë tij, ndërkohë që z. Veliaj dhe Ngjela do të argumentojnë sesi këto protesta kërcënojnë rikthimin e vizave për shqiptarët.
Dyshja shqiptare ka si tezë të vetën idenë se ata që janë në protest, për nga fytyra dhe kafka përkojnë me ata që policët gjermanë kthejnë në kufi pse i dyshojnë pikërisht nga të dhënat kraniometrike si kontigjent azilantësh.
"Dy botë", titullohet dokumentari dhe siç mund të merret me mend këto botë i ndan metaforikisht dhe mendërisht edhe forma e kafkës. Një problem social që merr përmasat racore në një qytet si Tirana që vetëeksperimenton kështu paaftësinë tonë si komb për të përtypur dhe asimiluar dallimet e kultivuara në dekada.
Ajo parrullë është pra eptioma e ndarjes së barbarisë nga qytetaria dhe mund t’i kushtojë shumë Shqipërisë, pasi cenon edhe zakonet e mira të këtij vendi që e lë mikun të livadhisë dhe tallë menderen në odën e të zot.
Por çfarë na mëson civilizimi dhe urtësia? Na meson që kur je i vogël do ulësh kokën. Kush nuk e di këtë ka rast ta dëgjojë nga z. Veliaj dhe Ngjela, ndërkohë që mund të admirojë guidën turistike të Borchard që me këtë rast ringjall kinemanë e vdekur shqiptare.
Add new comment