“Illyrian Guard” regjistrohet në QKB, zv. ministri i Brendshëm Hodaj: Nuk konkuron privatin
Shoqëria Aksionere Ilyrian Guard regjistrohet në QKB dhe me shumë gjasë në korrik të këtij viti mund të nis Punën. Zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj i cili është edhe anëtar monitorues i Ilyrian Guard mohon akuzat se kjo SHA po krijohet për motivacione politike për të punësuar militantët.
Në një intervistë për Televizionin Tema Hodaj u shpreh se Ilyrian Guard e cila do të ofrojë shërbime sigurie fizike për të tretët, nuk do të konkurojë Policitë Private. Ai shton se krijimi i Ilyrian Guard do t’i japë mundësi rinovimit të policisë së shtetit. Sipas tij javën e kaluar Qeveria ka nxjerrë një vendim për kategorizimin e institucioneve shtetërore dhe në baz të këtyre kategorizimeve do të ofrojë shërbime Ilyrian Guard.
lyrian Guard është regjistruar në Qëndrën kombëtare të Biznesit më 19 prill të këtij viti me një kapital prej 100 milionë lekë të vjetra. Administrator i Ilyrian Guard është Henrik Elmazaj, ndërsa zv. ministri Hodaj është anëtar mbikqyrës. Elmazaj nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai është president dhe drejtor teknik i Alsig Group e cila operon në fushën e sigurisë fizike dhe tekonologjisë. Ndërkohë Elmazaj ka qenë gjithashtu shef i forcave RENEA në vitet 1995-1997 dhe në vitet 97-2000 shef i forcave speciale në Ministrinë e Brendshme.
Add new comment