Nga qeveria te Ligji, Kodi Penal ndryshon pa filtrin e debatit parlamentar

Postuar në 04 Maj, 2019 21:38

Qeveria ka dorëzuar së fundmi në Kuvend një draft me amendime në Kodin Penal, konform njoftimit të pak ditëve më parë të kryeministri për shtrëngimin e sanksioneve për vepra të ndryshme. Amendimet janë jo pak dhe ato përfshijnë kriminalizimin e akteve të tilla si kanosja për shkak të detyrës, dhuna për shkak të detyrës, organizimi i lojërave të fatit, prodhimi dhe tregëtimi i mallarave ushqimore me pasoja për shëndetin, mashtrimi me to si dhe heqja e etiketa e e deri te trafikimi i armëve bërthamore. 

Propozimet në fjalë kanë shumë rëndësi sepse prekin një sërë veprimtarish dhe konsiderojnë dukuri të përsëritura siç është kanosja për shkak të detyrës, goditja etj. Nga kjo pikëpamje procesi ligjvënës kalon në këtë fazë me deficencën e madhe të njëanshmërisë, pa debat dhe diskutim si me opozitën, ashtu edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. 

Jemi në kushtet kur një fjalë e kryeministrit kthehet në ligj, si gjithnjë duke ndjekur rrugën e shkurtër që e dëgjonim sa herë në kohën e operacionit për energjinë elektrike: Burg

Sigurisht që nuk është prekur kodi i procedurës, por sërish shtrëngimet në fjalë udhëhiqen nga nevoja për të patur mjete juridike shtesë për t’iu përgjigjur situatave si ajo e dhunës ndaj mjekëve në detyrë. Por që të mbërrish deri këtu kërkohet së pari shqyrtim i dyanshëm dhe një gjyqësor që garanton vendime të drejta. Dhuna nuk justifikohet, por  cili është ai mjek, funksionar publik, apo polic që do të donte të çonte në burg deri në tre vjet një person që ta zëmë kofrontohet  në protestë, që kanos në nerva e sipër etj..

Por nuk është vetëm këtu problemi. Në kuadër të ndryshimeve të bëra z. Rama ka pëfshirën kriminalizimin edhe për organiziminn e lojërave të fatit të palejiar që dënohet me 3 vjet burg. Një ndërhyrje që zbulon në fakt se ndalimi i lojërave të fatit ishte spontan dhe i pamenduar gjatë. Përndryshe ky kriminalizim do të duhet të ishte bërë qysh atëherë. Absurdi arrin kur dënohet me burgim edhe pjesëmarrësi në një lojë fati, që të sjell menjëherë ndërmend edhe konsumatorin e drogës që asnjëherë nuk dënohet. 

Me burg dënohet edhe p.sh mos zbatimi i rregullave për qentë kur këta shkaktojnë vdekjen e një personi. 10 vjet burg përcakton ligji, kuptohet në mënyrë të shkallëzuar.

Nëse për disa vepra do të duhet kohë dhe kulturë juridike që të aplikohet ndëshkimi për disa kërkohet logjistikë. Ka agjenci qeveria p.sh për ndjekjen e shkeljeve me ushqimin dhe sigurinë e tij? 

Janë pyetje që do të duhet tëi shin bërë në debat parlamentar, i cili do të korrigjonte pozitivisht disa gjëra që ngjajnë se janë kaba në raport me mundësitë e zbatimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.