Kreu i NASA-s: Mbrojtja nga asteroidët, prioritare

Postuar në 30 Prill, 2019 15:07

Ngjarjet e Chelyabinskut në Rusi pak vite më parë, duket se kanë vënë mbrojtjen hapësinore të planetit në rend të parë. Kreu i Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA, Jim Bridenstine, deklaroi gjatë fjalës së tij në Konferencën e vitit 2019 për Mbrojtjen Planetare të Akademisë NDërkombëtare të Astronautikës se mbrojtja nga goditjet e asteroidëve duhet kuptuar si çështje e filmave të Hollywood, por si çështje mbijetese.

Kjo është në fund të fundit për ët mbrojtur të vetmin planet që njohim i cili mundëson jetën dhe ky është planeti Tokë

tha ai.

Konferenca e cila vazhdon disa ditë do të adresojë temat kyçe të mbrojtjes planetare si gjurmimi dhe klasifikimi i objekteve të afërt me Tokën, eksplorimi i mundësive për përplasje të mundshme dhe kuptimi për përgatitjen e procedurave të emergjencës që të mbahen njerëzit të sigurtë nëse një gjë e tillë ndodh.

Ne duhet të përdorim sistemet tona, kapacitetet tona për të marrë më shumë të dhëna dhe duhet ta bëjmë shpejt. Ne e dimë se dinosaurët nuk kishin një program hapësinor, por ne kemi dhe ne duhet ta përdorim

ka shtuar ai.

Sipas Bridenstine mbrojtja planetare ka përparësi për NASA-n njësoj si zbarkimi i njeriut në Hënë në vitin 2024 dhe plani i saj për një mision të posaçëm në satelitin e Jupiterit, Europa për të kërkuar për jetë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.