GOT 8-3, Valar Morghulis
Vështirë se në media të jetë komentuar ndonjë film kaq shumë sa Game of Thrones. Brenda këtij qerthullli ku zhvillohen teori konspiracioni për serinë pasardhëse, episodi 3 i sezonit 8, mban rekordin. Pak orë pasi u shfaq, thuajse të gjitha mediat pa dallim komentuan zhvillimin e ngjarjeve, vdekjet e heronjve dhe personazheve dhe mbi të gjitha zbuluan atë që askush nuk e kishte parashikuar: Beteja e Fundit nuk është kundër të vdekurve, por për Iron Throne.
Arya Stark vret Mbretin e Natës me një goditje thike teksa ky i fundit është duke tentuar të vrasë Brand Stark, një personazh enigmatik që ka aftësi parashikuese, e që di sekretet e shumëkujt. Edhe të Mbretit të Natës që e kërkon që nga fillimi I filmit. Mbreti i Natës zbulohet në film që është një Targerien përderisa flaka e dragoit nuk e vret.
Një epsido i zhvilluar i gjithi natën dhe pa një plan skenik të betejës, thjesht një masakër pa mbarim deri në ekzekutimin e Mbretit nga Arya e cila është në lidhje me djalin bastard të Robert Barathon, mbreti i fundit i Iron Throne, para se në pushtet të vinin Lanisterët.
Episodi dhe lufta thjesht ripozicioni skemën e luftës për pushtet: Arya Stark në lidhje me një Barathon, Sersi Lanister në lidhje me një Greixhoi në fron, Daneris Targerien dhe Jon Snoë, të dy targerien. Janë të paktën tre rivalë për fronin ndërkohë që duhet thënë se familja Stark ka një rol të posaçëm në zhvillimin e të gjithë serialit.
Çfarë do të ndodhë? Siç është vënë re në komentet e pafundme, Game of Thrones nuk e lë asnjë hero të konsumojë pritmëritë. Thjesht i vret ato duke hapur shtigje të reja. Ndoshta kjo ka gjeneruar gjithë këtë mani pas këtij seriali.
Valar morghulis!
Add new comment