7 kompanitë më fitimprurëse në botë

Postuar në 07 Prill, 2019 11:04

Apple ka qenë prej vitesh kompania më fitimprurëse në botë. Por, stafetën e ka marrë kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, “Saudi Aramco”, e cila është duke u përgatitur të futet në bursë.

Kompania u detyrua të publikojë të dhënat financiare, të cilat u vlerësuan nga Moody. Fitimet e Saudi Aramco llogariten në  111.1 miliardë $ në 2018.

Në fakt, fitimi i saj neto sipas Bloomberg është i barabartë me të ardhurat e Apple, kompanisë mëmë Google Alphabet dhe Exxon Mobil së bashku. Që nga vitet 1970 kur kompania u shtetëzuara, bilancet e saj ekonomike mbaheshin sekret. Fitimet e një kompanie janë të detyrueshme të publikohen vetëm kur ajo operon në bursë. “Saudi Aramco” ishte parashikuar të futej në bursë vitin e kaluar, por është shtyrë për vitin 2021.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.