Hahn propozon "bananen" e negociatave për Shqipërinë

Postuar në 02 Prill, 2019 19:02

Komisioneri përgjegjës për politkën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn gjatë një shkëmbimi idesh me komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian u shfaq optimist për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pra në një farë mënyre, t'u japim majmunëve të Ballkanit një banane për t'i mbajtur nê degê pastaj shohim e bêjmë pêr anëtarësimin kur ta meritojnë realisht. Poshtërim i klasit europian për nevoja konjukturale.

Hahn më tej ka qetësuar edhe skeptikët e zgjerimit të Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit, duke thënë se nëse për Kroacinë janë dashur 8 vjet negociata, për vendet kandidate aktuale do duhet më shumë kohë..Burokratëve të Brukselit nuk u kushton asgjê të formalizojnê talljen e radhës me njê milet që s'ka ndërmend ta marrë seriozisht të ardhmen e vet. Një popull i tillë natyrisht që meriton udhëheqjen që ka bashkë me bananet që vijnë nga Brukseli. 

Ne në Komisionin Europian do të prezantojmë raportin tonë vjetor lidhur me vlerësimin e reformave të vendeve të Ballkanit dhe Turqisë në fund të majit. Ne do të bëjmë një rekomandimin për  hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por dhe Shqipërinë. Kjo do bëhet zyrtarisht, veçanërisht në vijim të hapave që ka bërë Maqedonia e Veriut. Mendoj se është tashmë  vërtet koha për këtë. Një vit më parë patëm një qëndrim pozitiv të 25 deri në 26 shtete anëtare për këtë. Cështja e emrit u zgjidh dhe tani mendoj, se duhet të hedhim hapin e ardhshëm

Duke iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve, Hahn ka bërë dallimin midisi protestave në Ballkanin Perëndimor, duke kundrështuar termin “pranvera e Ballkanit”. Ai ka siguruar skeptikët e zgjerimit, se proçesi i paraanëtarësimit i nënshtrohet unanimitetit të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, 

Unë nuk do të përdorja termin “pranvera e Ballkanit, pasi protestat në Serbi, Mal të Zi che Shqipëri bëhen për arsye dhe motive të ndryshme. Ka shumë çështje të politikës së brendshme që lidhen me këto protesta dhe vijnë si rrjedhim i pakënaqësisë kundrejt qeverive aktuale. Unë dua të shoh shumë pozitivisht hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por rrjedhimisht edhe me Shqipërinë. Secili bëhet nervoz për këtë, por kjo nuk do të thotë gjë tjetër, përveçse që ne do të mund të fillojmë përgatitjet për hapjen e kapitujve të parë të negociatave. Dhe për këtë kërkohet vendim unanim i të gjitha shteteve anëtare. Pra, vlerësimi i përmbushjes së kritereve kërkon një vendim unanim. Por mesazhi ynë duhet tê jetë nga ana tjetër, se nëse partnerët tanë përmbushin kriteret për hapjen e negociatave, edhe ne duhet të reagojmë pozitivisht. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.