Rusët dhe grekët na kanë halë në sy
Dy ditë pasi kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi se sjellja e qeverisë shqiptare me pronat e banorëve të Himarës do të kushtëzojë qëndrimin e Greqisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, kreu i qeverisë shqiptare është përgjigjur me atë që di të bëjë më mirë: të fajësojë të tjerët. Ai ka nxjerrë kryetaren e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felja që të flasë për një rrezik të shtuar ndaj Shqipërisë nga faktorë të huaj.
Në interesat tona për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në jo pak raste ka gjetur kundërshti nga fqinjët. Asnjë gjë nuk duhet anashkaluar. Secilit fakt, secilës ndodhi unë besoj se duhet ti japim seriozitetin dhe vlerën e duhur
tha Felaj. Nuk dihet nëse prononcimi i zonjës ia shton seriozitetin situatës apo ja heq. Por ky mesazh shkon në linjë me përpunimin e idesë se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha, por janë armiqtë që nuk e lënë të përparojë. Felaj shton edhe një fjali tjetër në intervistën për Ora-News:
Ka një narrativë të shtuar proruse pas çdo dite proteste të opozitës, edhe kjo nuk është e natyrshme aspak
Propaganda qeveritare ka prekur fundin me këto poza që nuk janë as qëndrime. Me rrezikun rus në njërën anë dhe rrezikun grek në tjetrin. Qeveria e zero problemeve me fqinjët po përjeton fazën e të qenit problem ngado. Edhe sikur të jetë e vërtetë kjo që thotë zonja, qeveria do ta kishte shumë të lehtë të bindte shumëkënd se sulmet ndaj saj janë artificiale në kushtet kur kërkesat janë përmbushur. E kundërta është e vërtetë dhe këtë e thonë edhe dokumentet ndërkombëtare, e thotë situata në vend, vjedhja, hajnia dhe korrupsioni, vrasjet në mes të ditës dhe paraliza institucionale. Është e pashpjegueshme objektivisht kjo shurdhëri e qeverisë, ndaj mënyra më e mirë për të kuptuar sjelljen e saj është analiza karakteriale. Është ky kryeministër siç është që i jep krizës këto dimensione, pasi përndryshe rrjedhja do ishte krejt tjetër.
Comments
Protesta e opozites si
Protesta e opozites si narrative e shtuar proruse!? Cfare nuk po na degjojne veshet. Ka rrezik qe edhe komenti im te jete narrative e shtuar pronigeriane, prandaj po e le me kaq!
Z. Felaj porosine per shoket
Z. Felaj porosine per shoket e shoqet e PSse e ka, keshtu qe fiks del te jete aspak e natyrshme. Mire ben qe ua sqaron ekipit qe nderrojne taktike se po duken shume e shume qesharak'.
Re
Mgjth ate, Shqiperia lulezon me brigjet e Adriatikut si fanar dhe mbrojtes i vlerave evropiano perendimore ne rrugen e Kadtriotit dhe dashamiresine e nanes Tereze.
Poshte armiqte dhe fqinjet tane, rrofte Perendimi.
Ne shqiptaret do te flijohemi dhe vete sakrifikohemi per demokracine evropiane qe ruset, turqit, serbet, greket dhe gjithe kombet e tjera nuk e duan. Dhe na kane inat sepse jemi popull me i kishte, Biles edhe majmunet kane lindur nga ne dhe njereziminga keta te dytet.
Ne I kemi dhuruar Botes, Skenderbeun, Terezen, Rita Whora, Dua Lipa, Jim Belushi, Kallashin, Linda Morinen dhe gurute e TV si Mal Mamaqin dhe te madhin Marin Memen qe me perrallat e tij e pellazg e ilire ndez shpirtin shqiptar.
Apo mos te kujtojme shpikesin e drone provocateur Balist Morrinen QE edhe serbi Nikola Tesla do d kishte zili.
Add new comment