Falenderimi i një bashkëpunëtori!
Vangjush Dako po bëhet gati të dalë nga skena. Të mos jetë më në vitrinën e Rilindjes, por të kalojë në prapavijë, atje ku përfunduan pa zhurmë “mëkatarët” e elitës socialiste që po t’i referohemi një thënie të ish-ambasadores amerikane në Kosovë, “e kanë dhi punën”.
Jo me Edi Ramën, por në raport me atë që percepton publiku përtej konsumit të tyre si zyrtarë publikë, perceptim që zoti kryeministër nuk e mbron dot më dhe mesa duket as nuk lodhet ta bëjë. Thjesht po argëtohet me skualifikimet publiçitare të radhës. Socialistët e duan shumë këtë lloj spektakli, me dhëmbë apo pa dhëmbë të gjithë qeshin me Edin. Ai ka çfarë ofron në skenë!
Gabimi i vetëm që Rama bëri në marketingun e këtij enturazhi që e prezantoi si vizionarë të Shqipërisë Europiane ishte me Elvis Roshin në Kavajë, ku nga një aktor komik në skenë u bënë dy. Sot në Durrës pamë një panorama tjetër. Edi ishte në humor, “Gjushi” ose “xhuxhi” siç i thonë në zhargonin e politikës bruto ishte serioz dhe pa entusiazëm.
Ai tashmë i ka dorëzuar armët dhe për hir të Edit ka vendosur të dalë nga loja. Edi i dha statusin e njeriut më të fortë të Durrësit, për 3 mandate rresht, duke e futur në një lojë interesash që nuk i kanë shërbyer vetëm atij personalisht. Sot Dako pati një falenderim për Edi Ramën të cilin e quajti bashkëpunëtor të ngushtë dhe mbi të gjitha “shok” të një revolucioni estetik që jo thjesht po ndryshon Shqipërinë, por edhe shqiptarët në vetvete, vizionin e tyre estetik për hapësirën urbane. Ky nuk është thjesht konstatim i Gjushit, është një fotokopje që qarkullon në mendjet e “gjushëve” dhe “lalëve”, klonim bio i fermës së Rilindjes. Për më shumë videoja në vijim:
Add new comment