Rajoni i 21-të i Italisë ngjan Jashtë Europës
Shqipëria, Rajoni i 21-të italian
Kështu e tiullon Rai2, materialin dokumentar kushtuar vendit tonë në të cilin bëhet një kalim shumëplanësh dhe I shpejtë mbi historinë e afërt dhe situatën social-politike. Emigrimi i viteve ’90, rikthimi në Shqipëri, italianët në vendin tonë, biznesi, jeta e natës në Tiranë, varfëria ekstreme në periferi dhe në fund gjakmarrja në veri.
Kjo është pak a shumë Shqipëria që sërish të ngjet me një vend që nuk ka lidhje me Europën. Aty shfaqet kryeministri që flet për krizën dhe të cilit i deidkohen pak sekonda për muret e pikturuar të zyrës, shfaqet ambasadori italian që do të zbusë pak termat, apo edhe një sipërmarrëse italiane që ka provuar shijen e hidhur të korrupsionit ilustruar te një inspector tatimor me orë floriri.
http://www.tg2.rai.it/dl/tg2/rubriche/PublishingBlock-8f49a286-7527-4264...
Pastaj Pogradeci dhe Librazhdi me varfërinë ekstreme në një vend që duket se ka gjitçka, njerëz që duan të ikin, të ikin sepse këtu nuk jetohet.
Diçka jeton dhe diçka vdes në të njëjtën kohë në këtë vend. Kjo është pasqyra e dy të kundërtave në këtë vend që i sjellë me kamerën e Rai2, sërish duket si periferi e harruar e një Europe që e zhvilluar siç është ngjan se boll durim ka dëshmuar me Ne.
Add new comment