Koha që opozita të hapë me profesionalizëm dhe seriozitet dosjet e pushtetit

Postuar në 22 Mars, 2019 16:47

Kryeministri është shfaqur sot i sigurtë në vete kur ka folur në monologun video për shëndetin e tij dhe përpjekjet titanike që po bën për t’i hequr baltën e opozitës Shqipërisë. Me këtë rast, z. Rama ka rikonfirmuar se njeh si opozitë ata që i konsideron si jopopozitë në ndonjë dalje tjetër, duke na bërë të qartë të gjithëve se situata është më komplekse sesa ajo që do të rrëfejë pushteti.

Në këtë kuadër duhen parë edhe përpjekjet e fundit të selive diplomatike që po e kërkojnë opozitën në selinë e PD-së, pa deklarata publike dhe pa mbështetje për njërin apo tjetër krah. Ky është një zhvillim pozitiv për shkak se opozita ka tejkaluar kompleksin e zakonshëm ndaj qëndrimeve të aktorëve të huaj pas të cilave fshihet rëndom pushteti.

Por përtej kësaj dhe duke besuar se pazari mes dy poleve është kushtëzuar nga zhvillimet e reja, për PD-në dhe partneren e saj qëndron përpara një detyrë plotësuese që do ta përmbushnin angazhimin që rrjedh nga dorëzimi i mandatave.

Partia Demokratike duhet të tregohet serioze, skrupuloze dhe koherente në denoncimin e skandaleve të qeverisë Rama. Për këtë tema duhet të flasin njerëz seriozë, me profil në fushën përkatëse dhe që shterrojnë me argumente akuzën që ngrenë. Ka patur disa raste kur PD-ja përmes zyrtarëve të vet ka spekulluar, apo aluduar për politikanë apo familjarë, ka premtuar anullim kocesionesh apo ligjin antimafia.

Në kushtet e reja, kjo parti duhet të flasë me prova dhe fakte, të shpjegojë me hollësi skemat manipulative, të faktojë akuzat. Pra ta shndërrojë opozitarizmin e vet në një premisë të detyrueshme penale, prej nga ku prokuroria të nisë hetimet. Sot opozitës me duart e zgjidhura nga pazari brendaparlamentar I duhet një kokë, një karrierë e djegur nga mazhoranca. Është e papranueshme dhe fyese që njerëz si ish-ministri Damian Gjiknuri apo ndonjë tjetër, të dalin e të japin leksione mbi krizën. Likujdimi I tyre politik bëhet vetëm duke zbardhur me profesionalizëm dosjet e vendimmarrjes së bërë po prej tyre. 

Kjo kërkon vullnet politik dhe këtu është dyshimi më i madh. Kjo kërkon gatishmëri për të shpjeguar se çfarë interesash fshihen pas një ndërhyrjeje në një sektor apo në një VKM. Janë këto që i dhembin dhe mund ta sëmurin me të vërtetë kryeministrin që ka provuar se ka stafe të paaftësh në rastin më të mirë, dhe i ysht personalisht këto shkelje, në rastin më të keq.

Lojërat e deritanishme me gjysmë akuza, me deformime, me hiperbolizime do ta vrasin momentumin e ri moral të opozitës e cila ka boll materie për të sulmuar. Duhet vetëm të dëshmojë se është gati të sakrifikojë…

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.