Ndryshon harta gjoestrategjike e Mesdheut Lindor
Nënshkrimi këtë të mërkurë në Jeruzalem i marrëveshjes mes Greqisë, Qipros dhe Izraelit për gazjellësin East-Med po ndryshon hartën gjeostrategjike të Mesdheut Juglindor.
Prania e sekretarit amerikan të Shtetit në firmiosjen e marrëveshjes ndërqeveritare sipas analistëve është një sinjal i qartë për rolin e tre vendeve nënshkruese në çështjet e sigurisë në rajon.
Sipas tyre, kjo reflekton përmirësimin e përgjithshëm të marrëdhënieve në veçanti mes Greqisë dhe SHBA, duke krijuar kushte të reja, më të favorshme për Athinën dhe balancat në rajon. Tsipras mësohet të jetë shprehur se transporti i sigurt i burimeve të energjisë në BE është një nga akset kryesore të politikës së jashtme greke.
Kjo është në thelb pjesë e strategjisë së Greqisë për përmirësimin politikave të ndjekura nga ish-ministri Nikos Kotzias kur mori drejtimin e ministrisë së jashtme. Qipro, Greqia dhe Izraeli do të zgjerojnë bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe migrimit.
Add new comment