Punimet artistike ‘hand made’, ringjallje tradite apo lindja e një biznesi të ri?!

Postuar në 09 Mars, 2019 23:21

Produktet artizanale dhe punët artistike ‘hand made’ duket se për shumë vite ishin lënë në mëshirë të fatit në tregun shqiptar. Mungesa e tregut të këtyre produkteve, një traditë që po humbiste, industrializimi i një pjesë të madhe të tyre dhe dalja nga moda, për të përqafuar produkte, të cilat cilësoheshin si më moderne, bënë padyshim që krijuesit e këtyre produkteve të përballeshin me një krizë të vërtetë. Por, prej disa vitesh, ajo që vihet re në tregun shqiptar është lindja e bizneseve të reja të vogla, të cilat mbështeten në produkte të krijuara 100% me dorë. Në një pjesë të madhe janë pikërisht të rinjtë ata që janë më të interesuar në këto produkte dhe që përpiqen të sjellin risi në një fushë që mbështetet në traditë. Edhe pse është ende herët për të folur për treg të mirëfilltë të këtyre produkteve, mund të themi se idetë për sjelljen e tyre në tregun shqiptar mbështeten në jo pak raste në idenë e ringjalljes së traditës, duke bërë bashkë artin dhe biznesin.

Murataj bën me dije se fillimisht konkurroi me idenë e saj në një konkurs të realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Tiranë për idetë novative në vend dhe ideja e saj për pikturimin e enëve të porcelanit dhe sjellja e origjinalitetit kombëtar në këto enë u vlerësua si fituese.

 “Art Galeri Krisiko” është një tjetër biznes i kësaj natyre, i cili prej disa muajsh ofron punimet artistike të familjes Krisiko në një dyqan-galeri të veçantë, pas një tradite shumë vjeçare në të njëjtën fushë në Athinë, pasi që nga viti 1999, studio e skulpturës në qeramikë, Krisiko vepron në Athinë, duke krijuar 700-800 skulptura në vit dhe duke i çuar këto krijime thuajse në të gjithë botën, në vende, si: Gjermani, Rusi, Angli, Amerikë, Japoni etj.

Realizimi i punëve të dorës përmes qëndisjes, punës me grep apo shtiza është një traditë popullore në Shqipëri, por që prej vitesh duket se ka ndryshuar dhe në disa raste është zbehur. Pikërisht për të mos humbur traditën, por edhe për të sjellë më të mirën në këtë fushë, në raport edhe me trendet në botë, Majlinda Gurra krijoi përpara 15 vitesh biznesin e saj, “Ide për qëndisje”.

Por, në ç’mënyrë tregtohen këto produkte, cilët janë klientët e tij dhe çfarë preferojnë më së shumti njerëzit?!

Pavarësisht se këto punë artistike të krijuara 100 përqind me dorë i shtojnë një vlerë të veçantë ekonomisë së vendit, duket se jo rrallë herë tregu për produkte të tillë është i vështirë.

Interesi për këto produkte është në rritje, megjithatë, mbetet ende për t’u bërë në këtë drejtim, ndërkohë që synohet edhe një lloj ringjallje e traditës vendase, për aq sa mund të flasim për traditë dhe ringjallje.

 

MATERIALET CILËSORE, GJITHÇKA VJEN NGA JASHTË VENDIT

 Shumë të rëndësishme për realizimin e këtyre punëve janë materialet e përdorura, të cilat thuajse në të gjithë rastet merren nga jashtë.

Por konkretisht çfarë produktesh mund të gjeni në këto dyqane arti të punës me dorë, nëse mund t’i cilësojmë të tillë dhe si realizohen këto produkte?!

FRYMËZIM NGA FOLKLORI DHE MITOLOGJIA

Ndërkohë në “Ide për qëndisje”, klientët më besnikë janë gratë në moshë të re, ndërsa vëmendje e veçantë u kushtohet produkteve për fëmijët e vegjël.

Gjetja e motiveve tradicionale shqiptare, që nga kostumet e zonave të ndryshme të vendit, qilimat apo qëndismat e ndryshme për Violana Murataj janë frymëzim për pikturimin e enëve të porcelanit.

Puna artizanale mbetet vlerë e shtuar e ekonomisë së një vendi. E mbështetur në traditë, ajo i jep një tjetër dimension tjetër këtij biznesi brenda dhe jashtë kufijve. Shtimi i bizneseve ‘handmade’ dhe ofrimi i punëve artistike dhe artizanale priten me shumë interes edhe nga klientët, të cilët duket se tashmë kanë filluar të kërkojnë më tepër se sa thjesht veshje popullore apo qilima, edhe sepse në një shoqëri përherë në ndryshim, edhe tradita ngjan se nuk është më e njëjta.

TvTema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.