Petrit Fusha shkarkon veten: Prokuroria nuk është vendi ku mund të kontribuoj
Pas 32 vitesh punë si Prokuror, Petrit Fusha thotë se Prokuroria nuk është vendi ku ai mund të kontribuojë më mirë.
Ai ka dorezuar doreheqjen ne daten 28 shkurt ne Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo lëvizje e Fushës dyshohet se ka lidhje me kontrollin e pasurisë dhe kritereve profesionale, pasi nga doreheqja atij i nderpritet edhe procesi i vetingut.
Petrit Fusha është përfolur në opinionin publik si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, pas takimit me të cilin dyshohet se mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, adoleshentit që u gjet i vrarë në landfillin e Sharrës.
Deklarata e dorëheqjes
Pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë. Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli. Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.
Add new comment