Për shqiptarët çorbën e burgut, për të huajt sallatën ruse!
Edi Rama ka marrë me radhë televizionet dhe gazetat italiane për t’i mbushur mendjen njerëzve të medias dhe publikut atje se ajo që shohin në Shqipëri nuk është ashtu siç duket.
Protestat e opozitës dhe akuzat e saj për korrupsionin e qeverisë apo lidhje të pushtetit me segmente kriminale, sipas kryeministrit nuk përputhen me gjendjen faktike në vend.
Çuditërisht në mediat italiane Rama nuk foli shumë për burgun që pret opozitën dhe frikën e saj nga drejtësia, çorbë që e shet brenda vendit bashkë me enturazhin që i shkon nga pas. E pakuptimtë që nga drejtësia e re në fakt të ketë frikë vetëm opozita, ndërsa socialistët çuditërisht të jenë të imunizuar nga korrupsioni. Kryeministri i Shqipërisënuk dihet pse nuk u ndal shumë në shpatën e drejtësisë që pret opzoitën në Shqipëri, temë që e ka me shumë zell kur flet me mikrofon nga Tirana.
Për të huajt Edi Rama serviri “sallatën ruse”, e cila është një tezë që kapërdihet për momentin, përderisa rrethanat në Europë e justifikojnë një gjë të tillë. Ja çfarë thotë kryeministri në intervistën për La Republicca.
“Si i gjykoni zërat që flasin për një rol të vendeve të tjera në protesta? "Ne nuk kemi fakte konkrete, por shumë të dhëna: Televizioni rus ka transmetuar drejtpërsëdrejti protestat, por nuk ka asgjë për t'u befasuar. Moska ndjek interesat e saj dhe Shqipëria brenda Bashkimit Europian nuk ndodhet në mesin e tyre”
Pra kryeministri shqiptar nuk ka prova, po mendon se Rusia është argument që qëndron në ço kohë. Dhe këtë e thotë një njeri që ka veshur atletet dhe ka dalë për një palë intervista ku faturat i paguan tjetërkush.
Add new comment