Misioni i PE: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Postuar në 04 Mars, 2019 18:23

Misioni që erdhi në Tiranë javën e kaluar për të analizuar përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave rekomandon dritën jeshile për Shaipërinë dhe Maqedoninë. 

Delegacioni i udhëhequr nga Tunne Kelam theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë përfunduar reforma substanciale në rrethana të vështira dhe është e rëndësishme që vendet e BE-së, duke marrë parasysh progresin e reformave, të njohin progresin e bërë vazhdim dhe të hapin negociatat e pranimit për këtë vit.

Në të njëjtën kohë, misioni i nxit të dy vendet të mos humbasin kohë dhe të qëndrojnë të përqendruar në reformat aktuale në drejtësi, ekonomi, sundim të ligjit dhe administratën publike. Angazhimi ndaj proceseve demokratike politike do të jetë me rëndësi të madhe në rrugën drejt hyrjes së tyre të mundshme në BE, komentuan deputetët e Parlamentit Evropian.

"Shqipëria dhe Maqedonia Meriore janë të gatshme të fillojnë hapjen negociatave për anëtarësim, por mungesa e konsensusit për integrimin europian rrezikon aspiratat e tyre evropiane. Edhe pse këto dy vende kanë treguar përkushtimin e tyre për reformat e lidhura me BE-në, mungesa e unitetit kombëtar dhe grindjeve të brendshme politike mund të prishin procesin"- thuhet në deklaratën e kryetarit të misionit.

Eurodeputetët megjithatë presim vendimin unanim të Shteteve Anëtare në Këshillin Europian. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.