Imzot Frendo: Situata në Shqipëri është tragjike

Postuar në 25 Shkurt, 2019 10:23

Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo ka deklaruar për mediat italiane se situata në Shqipëri është tragjike dhe se mungon dialogu mes palëve. Ai ka kërkuar që palët të ulen në bisedime duke sakrifikuar diçka. 

Situata është tragjike, për fat të keq mungon një dialog mes partive politike. Ndoshta faji është pak a shumë i të gjithëve. Një dialog i vërtetë kërkon një dëgjim të sinqertë deri në nivelin e përuljes. Sot në Shqipëri mungojnë të dyja. Dhe gatishmëria për të dëgjuar gjithashtu supozon prirjen e përulur. Politikanët duhet të shikojnë se dialogu është e vetmja rrugë. Duhet të jetë një dëgjim i vërtetë. Nuk është as një kompromis i thjeshtë. Kjo nuk është e vetmja herë që në Shqipëri ka lindur situata e tensionit. Prandaj, nga partitë politike është e nevojshme të kemi më shumë ndjenjën e të mirës së përbashkët. E mira e përbashkët gjithashtu kërkon një sakrificë të caktuar nga ana e të gjithëve

është shprehur Frendo. 

Ai ka bërë një vlerësim krejt të ndryshëm nga kryeministri Edi Rama që e sheh situatën si një manifestim të izoluar të opozitës që sipas tij është e dështuar. 

 

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Eshte interesant fakti qe Italia dhe Vatikani po investohen ne menyre shume me direkte ne krahasim me te tjeret, per te shprehur preokupim. Ndoshta eshte thjesht perceptimi im, po duket sikur keta e paskan me te nenvizuar "shqetesimin" per gjendjen ne shqiperi.

Submitted by Aqif (not verified) on

Sikur sikur Frendi i Maltes te perkushtohej sic duhet per gjakmarrjen qe ka pllakosu komunitetin e tij katolik ne Shqiperi, se bashku me kompanierot e tij prifterinj do te kishin bere nje puna fisnike ne zhdukjne e zakoneve te vjetra dhe prapanike. Ashtu sic beri PPSH me ne krye shokun Enver Hoxha. Por, ashtu sikur edhe paraardhesit e tij, ne keto shekuj kishes katolike vrasjet me Kanun i shkojne per shtet.

O rruga gjakatare e Kanunit te Mesjetex, o rruga paqedashese dhe dashuria e Jezuit.
Ah se harrova, Frendo te shqetesohet me shume edhe per psdofiline dhe maskaralleqet e tjera qe Vatikani me Kishen e tij kane bere dhevazhdojne te bejne. Ky shtet ka nje qeveri dhe nje popull te tijin e nuk I ka lene fatet ne duart e prifterinjve te huaj qe kane uzurpuar vendet e atyre autoktone qe nuk mungojne.

Submitted by Arben (not verified) on

Mentaliteti i PS perjashton faktin qe pergjegjesia bie mbi te, qofte edhe 1%! Sipas tyre, per cdo problem faji qendron diku jashte dhe cdokush qe qendron ne opozite me kete mentalitet eshte keqdashes i kombit, armik i Shqiperise dhe i progresit gjigand te qeverise ne rrugen drejt integrimeve euroatlantike! Kane gjetur edhe disa diplomate te huaj per tu bere avoketer te ketij mentaliteti qofte edhe ne menyra indirekte, sic ishte rasti i zv/ambasadorit te OSBE sipas te cilit vjedhja nuk ka rendesi kur e bejne te gjithe faktoret e politikes shqiptare, apo se ne Britanine e madhe korrupsioni qenka 3-fish me i larte se ne Shqiperi (prandaj normale eshte qe te 3-fishohet korrupsioni yne qe te behemi si Britania, e te jete i pranueshem korrupsioni deri ne kete nivel)!

Ndoshta eshte koha per nje referendum popullor me pyetjen:

A jeni dakort per sistem njepartiak?

E te pranohet me 2/3 e votave pro, nga totali i pjesemarrjes ne referendum!

Sepse eshte normale te besosh se mentaliteti i PS ka mbeshtetje te gjere ne popull, perderisa jane kaq te sigurt politikanet e mazhorances ne vetebesimin e tyre qe "Ne kemi te drejte 100%, kundershtaret tane 0%"!

{Edhe PD mund te kete kete mentalitet por po potencoj PS-ne duke patur parasysh qe mbeshtetja per ta eshte shume me e madhe ne popull! }

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.