200 kërkesa për ta kthyer kështjellën e Ali Pashës në Palermo, në bar ose lokal
Arkeologu Neritan Ceka ka dhënë një intervistë për gazetën “shqiptarja.com” përmes së cilës hedh idenë e një muzeu arkeologjik nënujor në Port Palermo. Ceka vëren se ka një indiferencë të plotë nga ana e qeverisë duke shtuar disa akuza për ministren e Kulturës që iku, Mirela Kumbaro, e apasionuar pas tenderave.
Ka një indiferencë të plotë qeverive, të atyre që kanë ikur, të atyre që janë edhe kam frikë të atyre që do vijnë. Është bërë një propozim për krijimin e një muzeut të arkeologjisë nënujore, në Porto Palermo një kështjellë, që mund të kthehet në një muze, që mund të tërheq mijëra turistë, por edhe ku mund që të instalojmë një laborator për përpunimin e materialit arkeologjik.
Kemi një mini laborator të tillë, se kërkon një përpunim të tillë me ujë, për disa muaj, është në Durrës. Por një laborator na është propozuar që mund ta vendosim në Porto Palermo edhe nuk ka asnjë lloj përgjigje. Nuk ka asnjë dialog, që zhvillohet midis pushtetit. Këtu vendos gjithmonë kryeministri. Nuk është puna se vendos ministrja. Edhe kur ministrja që kaloi kishte në dorë diçka zhduku një nga laboratorët, e zëvendësoi më zyra, ishte një nga laboratorët e dhuruar nga fondacioni Roma, që kushtoi 100 mijë euro. Për të vendosur tavolinat e nëpunësve, që po rriten si kërpudhat pas shiut, por kur s’ka laboratorë, të gjithë merren me tenderë, të gjithë duan tenderë. Edhe në rastin e arkeologjisë nënujore. Nëse u jep një tender më 1 mln euro janë gati ta bëjnë, nëse u thua që është gratis nga partnerët tanë nuk të dëgjon asnjë
shprehet Ceka.
Arkeologu shprehet se për kështjellën e Porto Palermos ka mbi 200 kërkesa për të shndërruar atë në bar, lokal apo çdo gjë tjetër, por në kohën e qeverisë Berisha u la në parim që kështjella do të jetë për arkeologjinë. Qeveria Rama sipas tij nuk ka bërë asgjë, madje nuk kthen as përgjigje për propozime të caktuara.
Comments
Cdo shtet mbron pasurite
Cdo shtet mbron pasurite historiko-kombetare, sic eshte kjo keshtjelle. Kur shteti nuk ka leke, sepse eshte i varfer, e para gje qe duhet te beje, eshte te terheqe vemendjen e UNESCO-s per ta ndihmuar ne ruajtjen e ketyre pasurive historike dhe arkeologjike. Pastaj duhet ti drejtohet per ndihme pushtetit lokal te zones dhe banorve, per te gjetur menyrat per ta mbrojtur kete pasuri historike. Dhe se fundi duhet ti drejtohet te gjithe popullit per te kontribuar ne ruajtjen e ketyre pasurive. Por jo te mendoje ti lere keto vende ne dore te privatit restorantaxhi, i cili sado dashnor i kultures te jete, do ta demtoje me sot e me neser kete veper. Nje bilete dy-tre mij lekshe e vjeter per cilindo vizitor, mund te mblidhte diöka ne ruajtje te kalase.
Add new comment