Protesta e kafazit dhe një shtet që nuk mund të merret seriozisht (Video)
Aristoteli ishte i pari që definoi njeriun si kafshë politike. Brenda këtij përkufizimi hyjnë padyshim ata që zgjedhin dhe ata që zgjidhen.
Këto 28 vite demokracie në Shqipëri prodhuan qënie që adoptuan përkatësinë politike mbi dy filozofi, atë të socialistëve që i bënë rezistencë Saliut dhe të demokratëve që i mbetën besnike zgjedhjeve të Saliut.
Të dyja partitë janë akoma të afta të mobilizojnë njerëz për mitingje ose atntimitingje dhe këtë e provoi 16 shkurti ku të përjashtuarit nga pushteti dolën në protestë ndërsa të privilegjuarit u mobilizuan në antimiting.
Momenti është sa kritik aq edhe komik. Një qeveri e kapur në disa skandale u tregon ligjin protestuesve, të cilët u shfaqjen para gjykatës pa reflektuar në fakt ndonjë frikë nga forca e ligjit. Përkundrazi, publiciteti i një procesi i kaloi kufijtë e argëtimit me një shtet që vështirë ta marrësh seriozisht.
Add new comment