Përjashton zgjedhjet e parakohshme, por mund të ndërrojë rrugës

Postuar në 18 Shkurt, 2019 10:10

Edi Rama nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe pse opozita është drejt djegies së mandateve. Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, ai thotë se ka kontratë me popullin dhe se nuk mund t’i nënshtrohet presionit të pakicës parlamentare.

 “As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur”- shprehet Rama per  Corriere della Sera.

Megjithatë, kryeministri mund të ndërrojë rrugës dhe me lojra fjalësh të justifikojë vendimin për t’u ballafaquar në popullin në emër të së shkuarës dhe të ardhmes. Nuk është hera e parë që zoti Rama ndërron lëkurë. E fundit ishe çështja e taksës me Serbinë, për të cilën i dha të drejtë Prishtinës, por vetëm pak ditë më parë u pozicionua tek ata që janë për heqjen e saj.  

I pyetur për nivelin e lartë të korrupsionit, Rama e identifikon atë si sëmundje të shoqërisë të cilën ai dhe qeveria po përpiqen ta shërojnë. “Por qeveria ime po bën atë që askush tjetër nuk ka pasur guximin të bëjë për të eliminuar këto sëmundje nga shoqëria”-thotë ai në një intervistë me Corriere.

https://www.corriere.it/esteri/19_febbraio_17/premier-tirana-l-assalto-p...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.