Balluku shkarkon drejtoreshën e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shkarkuar dje – formalisht dorëheqje – Etleva Kondin. Kondi mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri.
Një ndër njerëzit kryesorë të kohës kur titullar ishte Damian Gjiknuri, Kondi ka qenë pjesë e projekteve kryesore koncesionare të firmosura nga qeveria e z. Edi Rama.
Largimi i saj bën pjesë në kuadër të spastrimit të ministrisë dhe agjencive të varësisë nga ata që konsideroheshin si njerëz të Gjiknurit, mes të cilëve Afrim Qendro i Autoritetit Rrugor, Klodian Gradeci i Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Drejtorit të Portit Durrës, Afrim Bakaj.
Comments
Koment
Sa ka zgrab kjo e kalon masën.
Madje besoj se eshte e kënaqur me largim.
SEKSERE ME PAK FJALE BASHKE ME FAMILJEN E SAJ.
VIVA VLORA.
Add new comment