ministria e energjetikes
Balluku shkarkon drejtoreshën e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shkarkuar dje – formalisht dorëheqje – Etleva Kondin. Kondi mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri.
Një ndër njerëzit kryesorë të kohës kur titullar ishte Damian Gjiknuri, Kondi ka qenë pjesë e projekteve kryesore koncesionare të firmosura nga qeveria e z. Edi Rama.