Pezullohet ndërtimi pas Presidencës. Kryeministri dëmshpërblen firrmën me leje ndërtimi tek Urgjenca e Tiranës
Fotoja kryesore bashkëngjitur tregon pamjet e mbrëmjes së sotme të Urgjencës së Tiranës, ndërtesë që ndodhet pranë stadiumit “Dinamo” në dalje të unazës. Siç shihen dritat janë të fikura, porta e jashtme e mbyllur. Është hera e parë që Urgjenca është e mbyllur pasi megjithë kushtet e papranueshme të saj, ajo përherë ka qenë hapur. Për çdo rast.
Interesimit të redaksisë së “Të Kripura”, iu dha një përgjigje e papritur: në sipërfaqen ku deri më sot ndodhej Urgjenca do të ndërtohet një pallat. Kjo sipas burimeve tona ka qenë diçka e paparashikuar për shkak se firma e paracaktuar që do ndërtojë aty është e njëjta që sot ndërton pas Presidencës. Çështja është se Presidenti i Republikës ka nisur letër ankesë për Ministrinë e Brendshme, Bashkinë e Tiranës, Kryeministrinë dhe Këshillin e Rregullimit të Territorit përmes së cilës u kërkon anullimin e ndërtimit për arsye sigurie dhe sqarime mbi statusin e pronës ku po ndërtohet e cila është zonë e mbrojtur. Duket se zoti Rama ka vepruar shpejt dhe ka zëvendësuar këtë humbje të papritur me një leje për pallat tek Urgjenca së cilës duhet t’i themi Lamtumirë!
Add new comment