Debati/Rama: Sali ti gruas sime i ha atë që s'thuhet. Berisha: Ke dhënë 20 mln dollarë për të takuar Trump
Me nerva të prishura, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë replikuar në Parlament, për çështje që duket se nuk janë shumë të qarta për publikun. Kryeministri ka pyetur ish-kryeministrin Berisha nëse e kalon dot apo jo oqeanin, pra nëse shkon apo jo në SHBA, ndërkohë që Berisha ka replikuar duke thënë se Rama ka paguar 20 milionë dollarë që të takohej me Donald Trump.
Rama është mburrur në foltore duke deklaruar se Trump nuk do begenisë opozitën shqiptare. Në tension e sipër, Edi Rama ka folur edhe për Abi Bank duke deklaruar se kjo bankë amerikane që kontrollohet nga enti amerikan i bankave.
Sali ti nuk ke kanun dhe moral, por ti familjes dhe gruas sime i ha atë që nuk thuhet
Berisha ka kundëreplikuar duke deklaruar se Abi Bank ka kapitale në Moskë dhe se bashkëshorten e Ramës, Linda Basha është përjashtuar nga bordi.
Add new comment