Spastrim Infrastruktuës nga njerëzit e Gjiknurit

Postuar në 28 Janar, 2019 13:41

Lajmi i sotshëm i shkarkimit të drejtorit të Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja dhe zëvendësimi i tij me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, i shtohet zërave se kryeministri Edi Rama po pastron Ministrinë e Infrastrukturës nga drejtuesit e caktuar nga Damian Gjiknuri. Hetoja ishte në atë detyrë që nga viti 2013 ndoshta dhe nuk ishte diskutuar në asnjë rast.

Beci nga ana e vet, ngjan se ka lindur në kolltukun e drejtorit, pasi ka qenë në krye të FShZH-së që në kohën e qeverisë Berisha. Beci është personi që mbulon me institucionin e vet investime masive dhe ëndrrat estetike të Edi Ramës siç është Rilindja Urbane.

Nuk është e qartë se çfarë qëndron pas këtyre pastrimeve të atij që po përvijohet si një farë klani ekonomik në PS, pasi në ministritë e tjera ku u ndryshuan drejtuesit politikë nuk ka lëvizje kaq të zhurmshme. Ministria e Financave p.sh ka po kaq institucione varësie, por deri më tani ende nuk ka lëvizje të mëdha.

Ka një tjetër aspekt. Zoti Rama po vepron me emergjencë për të hequr njerëzit e Gjiknurit. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së në fund të muajit dhjetor të vitit 2018, zoti Rama u shpreh se Sonila Qato largohej nga detyra e ministres sepse do të shkonte në një detyrë tjetër të rëndësishme. Në fakt, zonja Qato u përfol për Agjencinë e Kadastrës, apo Korporatën e Investimeve, ndërkohë që ajo u caktua në minutë të fundit në drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, vetëm e vetëm për larguar prej të drejtës së firmës Afrim Qendron. Po flasim për një ministri të cilës i është hequr e drejta për të dhënë më konçesione të pakërkuara që nga 1 korriku 2019 për projekte infrastrukturore, që janë pikërisht ato që edhe diskredituan qeverinë e zotit Rama. Këtij vendimi të fundit, i duhet shtuar fakti se së fundmi qeveria ka miratuar një projektligj për krijmin e Korporatës së Investimeve, në një prej dispozitave të të cilit thuhet se:

Që në fakt dotë thotë se teksa anullohet procedura e koncesioneve dhe nga ana tjetër autorizohet një institucion të ketë të drejta të paprecedenta në menaxhimin e pronës publike. Duhet shtuar se me prerogativat e dhëna, Korporata vihet de facto nën drejtimin e kryeministrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.