Djemtë e Sorosit!

Postuar në 25 Janar, 2019 10:22

Të buzëqeshur dhe jashtë protokollit “festuan” marrëveshjen për pagëzimin e Maqedonisë së Veriut.  Me investitorin George Soros u takua kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë  Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Ishte vetë që Zaev postoi në tëitter foton e takimit mes tyre.  

Siç informoi zyra e shtypit të kryeministrit "Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian janë vlerësuar si hapa themelore që ofrojnë stabilitet dhe siguri për vendin dhe rajonin, duke çelur derën për investime të reja të huaja në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve ".

Sipas qeverisë maqedonase, në takimin e Zaev dhe Soros u shkëmbyen ide mbi bashkëpunimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur me qeverinë maqedonase. Takimi vjen në një molment delikat për Maqedoninë dhe kur akuzat për ndërhyrje të Soros në cëcshtjen e emrit nuk kanë munguar.

Ato janë artikuluar kryesisht nga opozita maqedonase dhe ajo greke, jo rastësisht mesa duket pamvrësisht se zgjidhja për emrin e Maqedonisë në këtë rat përputhet edhe me pikëpamjet e zotit Soros. Miliarderi amerikan njihet për lidhjet dhe influencën e tij në vendet e Ballkanit dhe më gjerë. Marrëdhënie miqësore ka zhvilluar me të edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që përflitet se është ndikuar jo pak nga politikat e miliarderit hungarezo-amerikan.

Madje Observatori amerikan Judical Whatch ka publikuar një kërkim sipas të cilit “Organizata Soros, me ndihmën e shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën e gjyqësorit në Shqipëri. U bë e njohur publikisht se gjyqtarët e korruptuar u larguan, por në të vërtetë u shkarkuan edhe të tjerë që u zëvendësuan me njerëz me tendenca politike të majta që kanë mbështetur qeverinë e Rama”.

Nuk ngurohet kur thuhet se Edi Rama është njeriu i Sorosit në Shqipëri dhe kjo mbështetet në emrat që janë katapultuar në politikë nga zoti Rama, që nga kryebashkiaku Veliaj, zëvendësi i tij Mazniku, ministret Spiropali e Manastirliu etj të ardhur nga Lëvizja "Mjaft".

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.