Më mirë në BE sesa pa marrëveshje

Postuar në 14 Janar, 2019 11:09

Një ditë para vendimit histork gjasat janë që anëtarët e parlamentit britanik të bllokojnë Brexit se sa  të miratojnë largimin nga Bashkimi Evropian më 29 mars pa u pajtuar me kushtet e vendosura nga BE. 

Ngërçi është për mënyrën se si vendi do të shkojë drejt Brexit, i cili përbën ndryshimin më të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe tregtare të Britanisë gjatë 40 viteve të fundit. 
Qëndrimet e konservatorëve e kanë zhytur edhe më thellë në pasigurinë e procesit të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE

Qeveria e May, e cila bazohet në një parti të vogël të Irlandës së Veriut, përjetoi dy dështime spektakolare në parlament javën e kaluar, ku anëtarët e Dhomës së Përbashkët ngritën një pengesë të re për tërheqjen pa marrëveshje duke detyruar kryeministren të propozojë një "Plan B" brenda pak ditësh.

May pritet t'u u bëjë thirrje parlamentarëve britanikë të qëndrojnë në favor të marrëveshjes. Ajo u ka rikujtuar deputetëve se para referendumit të vitit 2016, si Partia Konservatore në pushtet ashtu edhe Partia Laburiste e opozitës u angazhuan për zbatimin e vendimit britanik.
"Këto ishin kushtet të cilat votuan qytetarët. Nëse shumica do ishte në favor të qëndrimit në BE, Britania e Madhe do të vazhdonte të ishte një vend anëtar i BE"- ka deklaruar May.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.